Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur Gostivar, ku një 33-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën babait të tij pas një konflikti të mëhershëm.

Sipas Prokuroria Publike, pas aktit, i dyshuari është përpjekur të mbulojë gjurmët, duke larë trupin e viktimës dhe duke e përgatitur për varrim.

Rasti është zbuluar falë një denoncimi anonim nga një qytetar, pas së cilës policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Në koordinim me një prokuror publik, është urdhëruar edhe kryerja e autopsisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti mes babait dhe djalit kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme, duke përfunduar në dhunë fizike që i shkaktoi viktimës lëndime fatale.

“Më 31.03.2026, në orën 17:37 në DPB Gostivar është raportuar se në një shtëpi në rr. “Vëllezërit Gjinovski” është gjetur i vdekur S.T. (73) nga Gostivari, i cili jetonte vetëm. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për
obduksion”, njoftuan nga Policia.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykata Themelore në Gostivar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët dhe mundësisë së fshehjes së provave. Gazeta Flaka