Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,24% krahasuar me vendimin e datës 16.02.2026.
Sipas vendimit të ri, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimet e EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denar për litër.
Nga data 24.02.2026, ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
- EUROSUPER BS-95 – 73,50 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98 – 75,50 denarë/litër
- EURODIZEL BS (D-E V) – 69,00 denarë/litër
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 68,00 denarë/litër
- Mazut M-1 SU – 34,520 denarë/kilogram
Vendimi hyn në fuqi nga mesnata dhe do të vlejë deri në vendimin e radhës të KRRE-së.

