Marketing Politik

Një shtetas i Republikës së Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë ndaluar nga policia nën dyshimin për veprën penale “falsifikim i parave”.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 06.01.2026 rreth orës 21:35, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.

Ngjarja është denoncuar më herët, rreth orës 17:15, në Njësinë Policore Zherovjan nga A.R. (22), punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan. Ai ka deklaruar se rreth orës 15:40, dy personat kanë mbushur karburant me automjet të tipit “Citroën” me targa të Gostivarit dhe gjatë pagesës i kanë dorëzuar një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ka dyshuar se është e falsifikuar.

Të ndaluarit janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse ligjore.