Marketing Politik

Sot, në lagjet Banjeshnicë, Fazanari dhe Grudajcë të Gostivarit, banorët pritën kandidatin për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani. Ai u shoqërua nga Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal dhe kryetar dega i BDI-së në Gostivar.

Gjatë takimeve, Limani prezantoi projektet dhe planet e tij për zhvillimin e komunës, duke dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e banorëve. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale dhe synimin për të sjellë përmirësime konkrete për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ky takim vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku Valbon Limani synon të fitojë besimin e qytetarëve të Gostivarit dhe të vijë me një qeverisje transparente dhe të afërt me njerëzit. Gazeta Flaka