Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në autostradën Gostivar–Tetovë, ku si pasojë janë lënduar tetë persona, transmeton Gazeta Flaka
Sipas informatave të para, menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe njësitet policore. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore përkatëse, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore pritet të konfirmohet nga autoritetet kompetente.
Policia ka bërë sigurimin e zonës dhe ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë kohore, duke shkaktuar kolona dhe vonesa në trafik.
Nga organet kompetente u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe rregullat e trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë. Gazeta Flaka

