Ish-U.D. kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Debat në SHENJA” theksoi se periudha e udhëheqjes së tij është shoqëruar me investime të shumta infrastrukturore, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
“S’ka qenë periudhë e lehtë, por kemi bërë shumë punë. Nga projektet kryesore do të veçoja rikonstruktimin e plotë të Bulevardit ‘Goce Dellçev’ dhe të Bulevardit ‘Vëllezërit Gjinoski’. Gjithashtu, kemi hapur rrugën e re që lidh Çegran-Forinë-Çalën me Gostivarin, projekt që vazhdon ende,” tha Limani.
Ai shtoi se janë realizuar edhe pesë terrene sportive tërësisht të rikonstruara në qytet, si dhe investime të rëndësishme në disa shkolla fillore.
Sipas Limanit, këto projekte dëshmojnë se puna e komunës ka qenë e orientuar drejt përmirësimit të infrastrukturës nga qyteti deri në çdo vendbanim rural.
