Qeveria pritet që gjatë javës t’i dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Qeveria pritet që gjatë javës t’i dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave të rinj, të cilët do të plotësojnë pozitat e mbetura bosh pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri Mickoski sot theksoi që gjatë ditës së nesërme të finalizohet çështja e emrave.

Në pozitën më të fuqishme politike të VLEN-it në ekzekutiv, atë të zv.kryeministrit të parë do të ulet deputeti aktual, Bekim Sali, i cili vjen nga radhët e Alternativës. Ndërkohë, Izet Mexhiti para se të bëhej kryetar i Çairit, mbante edhe postin e ministrit të Ekologjisë, kështu që LD e Mexhitit, duhet të propozojë emër për këtë resor, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë Muhamet Hoxha.

Nga ana tjetër, meqë titulli “zëvendëskryeministër i parë” është joformal, atëherë bartësi duhet të ketë një resor. Në këtë rast, jozyrtarisht Sali do të merr postin e zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë që aktualisht drejtohet nga Arben Fetai i ASH-së.

Fetai nga ana tjetër pritet të drejtojë Ministrinë për Çështje Euopiane. Ndërkohë Orhan Murtezani, nga kjo ministri pritet të kalojë në postin e zv.ministrit të mbrojtjes. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori