Dauti: Sonte në Gostivar u ndje zemra e gruas

Sonte është hapur shtabi i Forumit të Gruas të koalicionit VLEN në Gostivar, me pjesëmarrjen e grave dhe aktivisteve.

“Së bashku hapëm shtabin e Forumit të Gruas të koalicionit VLEN, aty ku bashkimi, bujaria dhe forca e grave u shndërruan në frymë fitoreje,” deklaroi Sebaedin Dauti, kandidat i koalicionit për Komunën e Gostivarit.

Ai vlerësoi rolin e grave në jetën familjare, shoqërore dhe politike, duke theksuar se ato janë shtylla e çdo ndryshimi të vërtetë.

“Gratë e Gostivarit gjithmonë kanë ditur të mbajnë familjen, të përballojnë jetën dhe të ecin me dinjitet, dhe tash janë gati ta mbajnë edhe ndryshimin në duart e tyre,” tha Dauti.

Në fund, ai shtoi se fushata e koalicionit VLEN po ndërtohet mbi dashuri, besim dhe shpresë:
“Me dashuri, me besim e me shpresë, po e ndërtojmë së bashku Gostivarin që VLEN për të gjithë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori