Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, në debatin e parë televiziv në TV21 doli me një paraqitje të fuqishme, duke dominuar diskutimin për zhvillimin lokal, menaxhimin komunal dhe projektet konkrete për qytetin. Këto janë pikat kryesore dhe poentimet më të rëndësishme të tij të shpalosura gjatë debatit televiziv”
Panelet diellore në shkolla
– Limani njoftoi se tashmë janë instaluar panele fotovoltaike në pesë shkolla të Gostivarit dhe se procesi do të zgjerohet në të gjitha shkollat fillore e të mesme.
– “Në Goce Delçev, në shkollën e mesme teknike dhe në gjimnaz, ato tashmë janë instaluar dhe pritet vetëm lidhja në rrjet,” – theksoi ai.
Organizim i ri i transportit publik falas për nxënësit
– Ai sqaroi se Gostivari ka gjithmonë transport publik funksional dhe po përgatitet një projekt që në të ardhmen do ta bëjë atë falas për nxënësit dhe qytetarët në disa akse kryesore.
– “Ne po punojmë në një shërbim të dedikuar për nxënësit që do të shtrihet në dy akse kryesore dhe do të jetë falas për qytetarët,” – tha Limani.
Menaxhimi i buxhetit arsimor dhe mbrojtja e vendeve të punës
– Komuna ka ruajtur vendet e punës të rrezikuara nga optimizimi i Ministrisë së Arsimit, duke mos lejuar asnjë mësimdhënës të mbetet pa punë.
– “Mësimdhënësit janë ata që kanë rritur të gjitha brezat – edhe mua, edhe Visarin,” – deklaroi Limani.
Zgjidhja afatgjatë e problemit të ujësjellësit
– Projekti për rrjetin e ri të furnizimit me ujë, me dy rezervuarë të rinj, është drejt përfundimit dhe do të mbulojë pothuajse të gjitha vendbanimet e komunës.
– “Një ndër problemet më të vjetra, në fshatin Debresh, do të zgjidhet paralelisht me vënien në funksion të këtij sistemi,” – shtoi ai.
Inovacion dhe digjitalizim në menaxhimin e ujit
– Limani njoftoi për fillimin e instalimit të ujmatësve digjitalë dhe sistemit SCADA që detekton automatikisht humbjet e ujit.
– Ai paralajmëroi edhe një fushatë për racionalizimin e përdorimit të ujit gjatë verës.
Ftesa publike për bashkëpunim me kundërkandidatin
– Në një moment të papritur, Limani i ofroi kundërkandidatit Visar Ademi pozitën e drejtorit të NP “Komunalec”, duke e ftuar të kontribuojë realisht për qytetin.
– “Profesor, më 20 nëntor do të të pres në zyrë dhe do të emëroj drejtor i Komunalec,” – tha ai, duke fituar simpatinë e publikut për qetësinë dhe lidershipin e treguar.
Rinia dhe zhvillimi ekonomik lokal
– Grante prej 60.000 denarësh për të rinjtë që hapin biznese dhe për startup-e të reja.
– Theksoi rëndësinë e Qendrës Rinore “AIKEN”, e cila tashmë funksionon dhe mbështet idetë e reja të sipërmarrjes.
Mbështetje për gratë sipërmarrëse
– Gratë që nisin biznese do të kenë mbështetje financiare prej 60.000 denarësh për nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor.