Dy shtetas të Republikës së Turqisë janë arrestuar nga policia e Gostivarit pasi në banesën ku jetonin u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Sipas raportit të policisë, më 1 tetor 2025, rreth orës 01:00, policët nga OVR Gostivar i kanë ndaluar dhe arrestuar M.A.K. (18 vjeç) dhe M. J. (19 vjeç), të cilët kishin qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
“Ata u ndaluan pasi te pronat e tyre u gjet marihuanë, e cila më pas u sekuestrua,” – deklaroi policia.
Më vonë, nga ora 03:30 deri në 04:10, me urdhër gjykate u krye kontrolli i banesës së tyre, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua edhe një qese tjetër me marihuanë.
Të dy të rinjtë mbeten në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm kundër tyre.
“Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të paraqitet kallëzim i adekuat ligjor,” – theksoi policia.