Më 28 shtator 2025, rreth orës 19:10, në Gostivar, policia ka arrestuar dy persona pasi tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, të arrestuarit janë E.A. (20) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Gostivari.
“Dy personat janë ndaluar në rrugë nga ana e policisë dhe gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë,” njoftojnë nga MPB.
Më pas, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të miturit, ku janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, peshore digjitale dhe mjete të tjera që dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme.
“Gjatë kontrollit janë gjetur marihuanë, peshore digjitale dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale,” shtojnë nga policia.
Të dy të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës. Gostivari Sot