Në Ohër gjendet BMW-ja e vjedhur në Gostivar, arrestohet një 14-vjeçar

Policia në rajonin e Ohrit ka zbuluar dhe ndaluar një automjet të tipit BMW, i cili më herët ishte raportuar si i vjedhur në Gostivar.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 26.09.2025, rreth orës 18:15, në rrugën rajonale Resnjë–Ohër, pranë fshatit Kosel, nëpunës policorë të SPB Ohër kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga një 14-vjeçar nga Gostivari.

“Automjeti BMW me targa të Gostivarit, pronë e G.I. (66) nga fshati Forinë i Gostivarit, ishte marrë pa leje nga pronari. Pasi e kanë vërejtur automjetin, nëpunësit policorë e kanë ndaluar atë në rrugën rajonale Ohër–Resnjë dhe menjëherë e kanë larguar nga qarkullimi”, njofton MPB.

Me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të një përfaqësuesi nga Qendra për Punë Sociale Ohër, ndërsa më pas është dërguar në NJPB Gostivar.

“Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, shton policia. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori