Besëlidhja në Gostivar: Tubim masiv në hapjen e shtabit në Banjicë të Poshtme

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Gostivar ka hapur sot shtabin zgjedhor në Banjicë të Poshtme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Në aktivitet morën pjesë kandidati për kryetar të komunës, Valbon Limani, bartësi i listës për këshilltarë komunalë, Valdet Xhaferi, si dhe shefat e shtabeve të BDI-së dhe ASH-së në Gostivar, Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami, dhe kandidati për këshilltarë nga Aleanca e Selës, Sebaidin Sallai.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e zonës, Talat Xhaferi dhe Halili Snopçe.

Prania e madhe e qytetarëve e shndërroi hapjen e shtabit në një tubim të Besëlidhjes në Gostivar. Nga aty, përfaqësuesit e koalicionit përcollën mesazhin kryesor: zgjedhjet e tetorit do të jenë referendum për shqiptarët, ndërsa, sipas tyre, planet e kryeministrit Hristijan Mickoski do të rrënohen duke nisur nga Gostivari. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori