Qyteti i Gostivarit me internet falas në hapësirat publike

Më kënaqësi njoftohet se Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor), një nismë që do të ofrojë internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.

Qytetarët e Gostivarit do të kenë mundësi të lidhen më lehtë, më shpejt dhe pa kosto, duke përfituar nga kjo risi që forcon lidhjen tonë me botën digjitale,” thuhet në njoftimin e komunës.

Nisma zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori