Të shtunën e kaluar partitë politike dorëzuan listat dhekandidatët e tyre në Komisionin Zgjedhor. Të gjitha partitë e mëdha do të. garojnë për këshillin, ndërsa për kryetar komune do të jenë vetëm katër kandidatë – tre prej tyre të përfaqësuar nga partitë politike. Njëri prejtyre, kandidati i Aleancës së Arben Taravarit, papriturmori mbështetje edhe nga BDI, gjë që ka irrituarshumë qytetarë.
“Por kjo është politika e partive – nuk ka të bëjë me bindje, me parime e as me Gostivarin dhe qytetarët e tij. Ka të bëjë vetëm me pushtet, para dhe pozita,” – tha kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.
Ai theksoi se, ndryshe nga partitë që mendojnë vetëmkush do ta fitojë Gostivarin, ai kujdeset për mënyrën se si fiton Gostivari dhe qytetarët e tij.
“Gostivari përballet me sfida të mëdha dhe ato mund tëzgjidhen vetëm nëse bashkojmë forcat – partitëpolitike, shoqërinë civile dhe qytetarët,” u shprehAdemi.
Visar Ademi propozon që të gjitha partitë tënënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për t’izgjidhur së bashku tre problemet më urgjente të qytetit:
1. Pastrimin e Gostivarit nga korrupsioni
2. Pastrimin e Gostivarit nga mbeturinat
3. Pastrimin e Gostivarit nga qentë endacakë
“E sfidoj çdo bartës liste të ulemi që tani dhe të biemdakord për Gostivarin e së ardhmes. Le të lëmëmënjanë retorikat zgjedhore dhe të fokusohemi nëzgjidhje konkrete për qytetin tonë,” – theksoi ai.
Kandidati i pavarur u zotua për një qeverisjetransparente dhe pjesëmarrëse, ku qytetarët do tëkenë fjalën e fundit përmes referendumeve lokale.
“Koalicioni im do të jetë vetëm me qytetarët e Gostivarit. Kryetari zgjidhet nga qytetarët, jo ngapartitë,” – përfundoi Visar Ademi.