Valbon Limani dhe Valdet Xhaferi bashkojnë forcat për Gostivarin

Gostivari u bë sot skenë e aktivitetit të parë të përbashkët në kuadër të Aleancës Kombëtare për Integrim. Kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, u shoqëruan nga rinia e BDI-së dhe ASH-së, Ansambleja e Gruas së ASH-së si dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta në BDI.

Ky bashkim i forcave rinore, grave dhe strukturave politike u prezantua si dëshmi e fuqisë së unitetit dhe vendosmërisë për fitore në Gostivar më 19 tetor, që në rreth të parë.

“Bashkë për Gostivarin!” – ky ishte mesazhi që shoqëroi aktivitetin, duke u cilësuar si hap i fortë në rrugën drejt mobilizimit elektoral. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori