Trafiku Gostivar–Tetovë me regjim të ndryshuar për dy javët e ardhshme

LAMM njofton se nga sot dhe deri në dy javët e ardhshme, trafiku në aksin rrugor Gostivar–Tetovë do të zhvillohet sipas një regjimi të ndryshuar, për shkak të punimeve ndërtimore dhe kërkimore që do të kryhen nga pika pagësore e Tetovës deri te pika pagësore e Gostivarit.

Autoritetet rekomandojnë:

  • Shpejtësi të adaptuar dhe respektim rigoroz të sinjaleve të komunikacionit.
  • Kujdes të shtuar në gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ka rrezik rrëshqitjeje dheu.

LAMM thekson se trafiku në vendkalimet kufitare dhe rrugët e tjera zhvillohet pa vonesa të gjata. Masat e kujdesit vlejnë veçanërisht edhe për akset: Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori