Visar Ademi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Gostivarit

Visar Ademi ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Gostivarit. Ai do të garojë si kandidat i pavarur, duke theksuar se nuk i detyrohet asnjë partie politike, por vetëm qytetarëve.

“Me krenari ju njoftoj se sot kam dorëzuar zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Gostivarit. Si kandidat i pavarur, nuk i detyrohem asnjë partie, por vetëm juve, qytetarëve të mi!” – deklaroi Ademi.

Ai shtoi se synimi i tij nuk është thjesht fitorja, por transformimi i qytetit.

“Le të sjellim ndryshimin së bashku, le të bëjmë Gostivarin tonë më të mirë së bashku. Ky nuk është një synim vetëm për të fituar, por për ta transformuar Gostivarin” – u shpreh Ademi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori