Arben Taravari prezanton anëtarin e ri në ASH: Aleancë iu bashkua një multi-kampion si është Sinan Idrizi

Kryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arben Taravari, ka bërë publike sot bashkimin e Sinan Idrizit me ekipin e tij politik. Ai e prezantoi Idrizin si një personalitet të suksesshëm në disa fusha.

“Aleancë iu bashkua një multi-kampion si është Sinan Idrizi. Ai është një sportist kampion në kick-boxing dhe karate. Ai është një kampion restorantesh duke pasur disa shumë të suksesshëm në Norvegji e Tetovë. Ai është një motivues kampion duke mbështetur dhe drejtuar një klub si Shkëndija-HB. Ai është një qytetar kampion që sot vjen në ekipin tonë!” – u shpreh Taravari.

Nga Aleanca Kombëtare për Integrim theksojnë se bashkimi i Idrizit në radhët e tyre është një vlerë e shtuar për projektin politik që synon të sjellë ndryshime të mëdha.

T’gjithë n’këmbë për Ardhmërinë!” – përfundon mesazhi i tyre. Flaka Media

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori