Edhe pse vazhdimisht deklaron publikisht se “Çairin e ka në zemër”, lideri i Lidhjes Demokratike dhe një nga figurat kryesore të VLEN-it, Izet Mexhiti, rezulton të jetë banor i Komunës së Butelit, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Flaka
Informacionet e publikuara në regjistrin e votuesve të KSHZ-së tregojnë qartë:
Emri: Izet
Mbiemri: Mexhiti
EMBG: 0802977450XXX
Vendvotimi: nr. 2930 – Shkolla Fillore “Panaot Ginovski”, rr. “Ferid Baram” nr. XX
Komuna: Butel, Qyteti: Shkup

Ky fakt vë në pikëpyetje legjitimitetin formal të kandidaturës së tij të mundshme për kryetar të Komunës së Çairit, pasi Kodi Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut kërkon që kandidati për kryetar komune të ketë vendbanim të përhershëm në atë komunë.
Kodi Zgjedhor – Neni 7, paragrafi 2:
“Të drejtën për t’u zgjedhur për kryetar komune e ka çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që ka të drejtë vote dhe ka vendbanim të përhershëm në territorin e komunës përkatëse.”
Megjithëse deklaratat politike të Mexhitit e portretizojnë atë si figurë të lidhur ngushtë me Çairin, të dhënat zyrtare flasin ndryshe.
“Çairin e kam në zemër”, kishte deklaruar Mexhiti një ditë më parë, ndërkohë që dokumentet zyrtare e lidhin atë me një tjetër adresë – në Butel.
Rreth kësaj çështjeje, ende nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e Mexhitit apo e partisë së tij. Nëse nuk ndryshon vendbanimin në mënyrë ligjore, ai nuk mund të garojë ligjërisht në Çair.
Burimi i të dhënave: Regjistri i votuesve – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)
Deklarata publike e Izet Mexhitit – 28 korrik 2025 Flaka