1 qershori, dita botërore e fëmijëve u shënua edhe në Gostivar

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Departamenti i Artit Figurativ pranë Institucionit Nacional “Qendra për Kulturë” – Gostivar organizoi aktivitetin krijues dhe festiv “Secili fëmijë është artist”, raporton Gostivari Sot

Në atmosferë të gjallë dhe plot ngjyra, fëmijët patën mundësinë të shprehin talentin e tyre përmes vizatimeve, pikturave, si dhe të kënaqen me zhonglerë dhe animacione argëtuese.

Aktiviteti u përmbyll me një ekspozitë kolektive me punimet e fëmijëve pjesëmarrës.I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përshëndeti iniciativën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe artit në komunitet.

Drejtoresha e IN “Qendra për Kulturë” në Gostivar, znj. Farije Adili, tha:“Kjo ditë i kushtohet fëmijëve, por në të vërtetë na kujton të gjithëve se arti është një formë e lirisë së shprehjes. Ne besojmë fuqishëm se çdo fëmijë ka një artist të vogël brenda vetes, dhe sot u munduam t’u japim hapësirën për ta shfaqur atë.”

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e madhe dhe mbështetjen nga komuniteti, ndërsa prindërit e shumtë shprehën falënderime për këtë aktivitet që solli gëzim, kreativitet dhe ngjyra në jetën e fëmijëve të qytetit. Flaka & Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori