Policia e Gostivarit ka realizuar një kontroll në një shtëpi në fshatin Raven, ku është zbuluar një armë zjarri dhe fishekë të mbajtur pa leje. Kontrolli është kryer më 28 maj rreth orës 13:45, në bazë të një urdhri gjyqësor, në shtëpinë dhe ambientet përcjellëse të personit me iniciale R.A. (66), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve ose i materialeve shpërthyese”, e parashikuar sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë dhe shtatë fishekë, për të cilët R.A. nuk posedonte leje përkatëse. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Policia njofton se do të vazhdojë me masa të shtuara kundër posedimit të paligjshëm të armëve, për të rritur sigurinë publike në rajon. Goativari Sot