Komuna e Gostivarit njofton se nesër fillon rikonstruktimi i rrugës Beliçica, nga rrethrrotullimi te Stacioni i Zjarrfikësve deri te ura mbi lumin Vardar, transmeton Gostivari Sot
Sipas njoftimit zyrtar, realizuesi i punimeve do të fillojë me fazën e parë të ndërhyrjes, që përfshin gërryerjen e asfaltit dhe nivelimin e pusetave. Për këtë arsye, do të vendoset regjim i përkohshëm trafiku dhe të gjitha automjetet që janë të parkuara përgjatë këtij segmenti të rrugës duhet të dislokohen.
Komuna apelon për mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe thekson se kjo ndërhyrje është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet. Gostivari Sot