Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Kërçovë, përplasen dy automjete

Mbrëmjen e së dielës, në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të restorantit “Panorama”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje, njofton Flaka.

Sipas informacioneve të para nga terreni, nga përplasja njëra veturë ka përfunduar në skajin e rrugës dhe ka qenë pranë rrëzimit në fushën poshtë rrugës. Fatmirësisht, për pak është shmangur një tragjedi më e madhe.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët janë duke ndërhyrë për normalizimin e situatës. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në të dy drejtimet e rrugës është ndërprerë përkohësisht dhe po zhvillohet në pjesën anësore të saj, në kushte të vështira.

Flaka është në pritje të informatave zyrtare nga Policia e Gostivarit dhe do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë aksident. Flaka

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori