Komuna e Gostivarit ka miratuar sot një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve të tragjedisë në Koçan.
Vendimi u mor në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të 59 jetëve të humbura në zjarrin tragjik të 16 marsit. Tv2