Me datë 24.02.2025 ora 22.45 në NjP Çegran, personi R.A. nga fshati Çegran ka raportuar se në rrugën për në fshatin Koritë, në një parcelë në pronësi të personit A.A. nga Çegrane është djegur kamion me targa Gostivari në pronësi të një personit juridik nga Gostivari.
Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e ngjarjes.