Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti sonte do të merr pjesë në takimin me stukturat partiake në Gostivar, ku pritet të zgjidhet shefi i shtabit politik të BDI-së në këtë qytet, shkruan Gostivari Sot
Përmes një video mesazhi, kryetari i degës Valdet Xhaferi ka ftuar qytetarët e Gostivarit për të mirëpritur, sic potencon ai, liderin e shqiptarëve Ali Ahmeti.
“Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI po organizon një formë të re të organizimit politik, duke forumuar shtabe politike në kuadër të degëve të partisë. Rradhën e ka dega jonë në Gostivar, organizim për të cilën do të kemi një ngjarjes solemne të përbashkët, thotë Xhaferi në video mesazhin e shpërndarrë në rrjetet sociale.
Evenimenti do të mbahet me fillim prej ora 19 në mjediset e Restorant Sydney në periferi të Gostivarit, në hyrje të fshatit Debresh. Gostivari Sot