Muftinia e BFI – Gostivar në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli, mbajti mbledhjen përgatitore për plan-programin e muajit Ramazan 2025/1446 h.
Në këtë mbledhje, që u hap me lexim Kur’ani nga H. Daut ef. Alili – imam në Xhaminë e Kadrit në Gostivar, Muftiu në mënyrë të hollësishme i njoftoi anëtarët e Muftinisë për të gjitha planet dhe programet e përgatitura për pritjen e muajit Ramazan.
Të gjithë anëtarët e Muftinisë i elaboruan dhe i diskutuan në detaje të gjitha propozim- vendimet e shtruara në tavolinë dhe vendosën njëzëri që të realizohen nga të gjithë sektorët e Muftinisë, nëpunësit fetarë dhe Këshillat e Xhamive.
Me këtë edhe u përmbyllën diskutimet për organizimin sa më të mirëfilltë në pritjen e Ramazanit 2025, për çka u jemi mirënjohës anëtarëve të Muftinisë, imamëve, mualimëve, muderizëve, muezinëve, këshillave të xhamive, xhematit si dhe të gjitha strukturave tjera organizative në nivel lokal dhe qendror.