Zbulohen ukraninase, serbe e bullgare në një lokal nate në autostradën Tetovë – Gostivar

Dje ne datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar.  

“Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm”, njoftuan nga Policia.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme. Gostivari Sot

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Më shumë nga Autori