Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka vizituar Sarajavën dhe ka realizuar takim me kryetarin e Komunës Stari Grad të Sarajevës, Irfan Çengiq, drejtues i një komune me të cilën komuna e Gostivarit prej vitesh është binjakëzuar.
Në takim, Limani ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori i RMV-së në Bosnje e Hercegovinë, Jakup Rexhepi.
“Së bashku me ambasadorin e vendit tonë në Sarajevë, z. Jakup Rexhepi dhe bashkëvendasin tonë, Baftir Fidani, patëm një takim të ngrohtë dhe me plane të shkëlqyera me kryetarin e Komunës Stari Grad të Sarajevës, z. Irfan Çengiq. Komunat tona janë të binjakëzuara dhe na presin shumë aktivitete të përbashkëta”, kumtoi kryetari i Gostivarit, Valbon Limani.
Në takim u bisedua për projekte të përbashkëta në të ardhmen. Flaka Media