
Gjatë një operacioni bastisjesh në të gjithë vendin policia turke ka arrestuar shumë të dyshuar si terroristë. Media shtetërore TRT njoftoi se të arrestuarit dyshohet se janë anëtarë të organizatës terroriste Shteti Islamik (IS). Ata akuzohen për planifikimin e sulmeve gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.
Sipas të dhënave të policisë së Stambollit policët kontrolluan gjithsej 124 objekte dhe arrestuan 115 vetë. Prokuroria lëshoi 137 urdhër-arreste, të cilat ende nuk janë ekzekutuar plotësisht. Turqia ka lëshuar gjithashtu urdhër-arreste ndërkombëtare për persona që dyshohet se janë arratisur, thuhet në njoftimet e mediave.
Policia sekuestroi edhe armë zjarri
Operacioni, i udhëhequr nga njësitë antiterror të Stambollit, thuhet se u organizua në bazë të informacione që kishte marrë sipas së cilave individë të lidhur me ISIS po planifikonin sulme kundër jomuslimanëve dhe në ceremonitë festive me rastin e festave të fundivitit. Njësitë policore sekuestruan armë zjarri, municione dhe dokumente.

