Shkolla Fillore “Përparimi” në Çegran ka organizuar ceremoninë e ndarjes së medaljeve për nxënësit që arritën rezultate të shkëlqyera në fazën finale të garave ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo”.
Përmes një njoftimi publik, shkolla ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve dhe përkushtimin e tyre në këtë garë ndërkombëtare.
“Suksesi shpërblehet me medalje!”, thuhet në njoftimin e shkollës, e cila ka përgëzuar të gjithë nxënësit e vlerësuar për rezultatet e arritura.
“Urime të gjithë medalistëve për suksesin dhe përkushtimin! Shkolla ‘Përparimi’ është krenare për ju! Ju priftë e mbara drejt sukseseve të reja!”, thuhet më tej në reagimin e publikuar në rrjetet sociale.
Ceremonia shënon një tjetër moment të rëndësishëm për shkollën dhe nxënësit e saj, duke vënë në pah angazhimin në fushën e arsimit dhe arritjet në garat ndërkombëtare të dijes. Gostivari Sot

