Shkëlqim Veseli ka përmbyllur me sukses studimet e doktoratës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional.
Përmes një njoftimi, Veseli ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për këtë sukses, të cilin e konsideron rezultat të përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe mbështetjes së njerëzve të afërt.
Një falënderim të veçantë ai ia ka kushtuar mentores së tij, Prof. Dr. Besa Arifi, për udhëheqjen dhe mbështetjen gjatë gjithë procesit të doktoratës, si dhe anëtarëve të komisionit për kontributin e tyre.
Veseli ka veçuar edhe Prof. Musën Musain, të cilin e ka cilësuar si një nga shtytësit kryesorë në këtë rrugëtim akademik.
Në mesazhin e tij, ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje ndaj Zotit për këtë arritje dhe për të gjitha të mirat që i ka dhuruar në jetë.
Përmbyllja me sukses e doktoratës përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e Shkëlqim Veselit, duke shënuar një etapë të re në zhvillimin e tij akademik dhe profesional. GS



