Muaj: Dhjetor 2025

Nevzat Bejta në terren: “Po punojmë për një Gostivar më të mirë”

Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, zhvilloi një takim me qytetarët në qendrën e qytetit. Bejta theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët dhe prezantimin e projekteve që do të realizohen nëse ai fiton drejtimin e komunës. “Sot vizituam qendrën…

Lexoni më tepër

Zulhejrat Demiri premton ringjalljen e Gjurgjevishtit: “Ky fshat do të jetë prioriteti ynë”

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zulhejrat Demiri, prezantoi sonte platformën e tij zgjedhore para banorëve të fshatit Gjurgjevisht. “Ky fshat në të ardhmen do të jetë në agjendën time dhe të komunës së Vrapçishtit,” deklaroi Demiri, duke theksuar se harresa dhe lënja pas dore e këtij vendi ka qenë një e…

Lexoni më tepër

AKI prezanton programin zgjedhor në Çegran, Limani premton projekte zhvillimore për fshatin

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) zhvilloi një aktivitet të veçantë në fshatin Çegran, ku prezantoi programin e saj zgjedhor para banorëve. Gjatë vizitës në lokalet e fshatit, përfaqësuesit e AKI-së dhe kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, u pritën me entuziazëm dhe…

Lexoni më tepër

Limani: Votuesit e BDI-së do ta dënojnë njeriun që i ka shkaktuar më së shumti dëm në Gostivar

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, në emisionin televiziv ku ishte i ftuar, iu përgjigj pyetjes së moderatorit lidhur me deklaratën e kundërkandidatit të tij, i cili ka pretenduar se votat e BDI-së në Gostivar do të përfundojnë tek ai, për shkak se ka qenë një nga…

Lexoni më tepër

Limani paralajmëron padi ndaj kundërkandidatit Bejta për fushatë shpifjesh

Në emisionin ZOOM në TVM2, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta, lidhur me pretendime për keqpërdorime gjatë udhëheqjes së Komunës së Gostivarit. Limani theksoi se akuzat e ngritura ndaj tij janë të pabazuara dhe se kundërkandidati,…

Lexoni më tepër

Isen Shabani nga Dobërdolli: “Sonte u pa qartë fitorja që po vjen”

Isen Shabani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e fshatit Dobërdoll, ku është pritur me mbështetje të madhe dhe entuziazëm të dukshëm. Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të lartë, Shabani theksoi se energjia dhe përkrahja…

Lexoni më tepër

Ministri Aliu viziton pediatrinë në Gostivar dhe dhuron paketa të Vitit të Ri për fëmijët në trajtim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot ka vizituar repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku ka dhuruar paketa të Vitit të Ri për fëmijët që janë duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor. Gjatë vizitës, ministri Aliu theksoi rëndësinë e dimensionit njerëzor në sistemin shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. “Sot…

Lexoni më tepër

AKI intensifikon fushatën në Gostivar, takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vazhduar aktivitetet e saj elektorale në qytetin e Gostivarit, duke u takuar nga afër me qytetarët në sheshin qendror të qytetit. Aktiviteti u realizua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 janarit dhe përfshiu shpërndarjen e materialeve informuese dhe pijeve të ngrohta për qytetarët. Ngjarja u organizua nga…

Lexoni më tepër

Nevzat Bejta kërkon sqarime për pagesa të realizuara përmes agjencive të punësimit

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish drejtuesve të pushtetit lokal, duke i akuzuar për keqpërdorime financiare në vlerë prej rreth 550 mijë eurosh. Në një konferencë për shtyp, Bejta deklaroi se këto mjete janë shpenzuar për paga të punonjësve që, sipas tij, nuk…

Lexoni më tepër

Limani prezanton “Ura e Harmonisë” dhe bulevardin modern të Gostivarit 

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) njofton qytetarët e Gostivarit se kandidati ynë për kryetar komune, Valbon Limani, prezantoi projektet kyçe strategjike për zhvillimin e qytetit dhe vizionin për të ardhmen e tij. Gjatë konferencës për shtyp, Limani bëri të ditur se gjatë 16 muajve të mandatit të tij janë arritur rezultate konkrete përmes punës, vullnetit…

Lexoni më tepër