Muaj: Tetor 2025

Gostivar – Falsifikim dokumenti dhe keqpërdorim të dhënash personale

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike ngriti kallëzim penal kundër M.B. (62) nga Gostivari. Më 31.03.2025, i denoncuari ka paraqitur për kontroll letërnjoftimin e vëllait të tij, duke futur fotografi të tij.

Lexoni më tepër

Gostivar – Rrezik i përgjithshëm gjatë punimeve ndërtimore

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër filialeve të dy subjekteve juridike të huaja, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm gjatë punimeve ndërtimore”. Më 25.03.2025, gjatë punimeve në autostradën Gostivar-Kërçovë, në fshatin Banjicë, një shkëmb më i madh ra në repartin e…

Lexoni më tepër

Tentim vrasje, aksidente tragjike, sulme dhe droga – kronika e zezë sot

SPB Shkup dhe stacionet tjera policore kanë raportuar disa ngjarje të rëndësishme gjatë dy ditëve të fundit, duke përfshirë sulme, aksidente trafiku, gjobitje për drogë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe zhdukje personash, raporton Gazeta Flaka Sulme dhe tentim vrasje: Aksidente trafiku: Droga dhe armë pa leje: Paratë e falsifikuara: Zhdukje personash: Sulme të tjera…

Lexoni më tepër

Java e parë e fushatës: AKI kërkon rikthimin e dinjitetit, VLEN të mbrojë pushtetin

Flaka Editorial Java e parë e fushatës zgjedhore ka shpalosur qartë dy rrugë të ndryshme të kampit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nga njëra anë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) e ka ngritur si flamur kauzën e rikthimit të dinjitetit të nëpërkëmbur të shqiptarëve, duke e paraqitur veten si forcë që nuk hyn në…

Lexoni më tepër

Visar Ademi: Zgjedh të jem i pavarur – Nuk dua të jem peng i partive politike

Në një intervistë ekskluzive për Ora4.tv, Visar Ademi ka sqaruar arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë si kandidat i pavarur, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë i lidhur apo i varur nga partitë politike. “Jam i pavarur sepse nuk dua të jem peng i partive politike. Ato shpesh ndihmojnë me qëllim që më…

Lexoni më tepër

Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet në ditën e fundit të fushatës – do të merr pjesë në protestën për UÇK-në në Tiranë

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i saj, z. Ali Ahmeti, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake dhe të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Protesta do…

Lexoni më tepër

Gostivar: 15-vjeçarja raportohet e zhdukur nga shtëpia

Më 30 shtator 2025, rreth orës 15:30, në DPB Gostivar është paraqitur një denoncim nga S.N. (35) nga Gostivari, i cili ka raportuar se është larguar nga shtëpia vajza e gruas së tij, L.P. (15) nga Gostivari. Policia njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e të miturës.

Lexoni më tepër

Arrestohen dy shtetas turq në Gostivar, prona e tyre kontrollohet për dr’ogë

Dy shtetas të Republikës së Turqisë janë arrestuar nga policia e Gostivarit pasi në banesën ku jetonin u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Sipas raportit të policisë, më 1 tetor 2025, rreth orës 01:00, policët nga OVR Gostivar i kanë ndaluar dhe arrestuar M.A.K. (18 vjeç) dhe M. J. (19 vjeç), të cilët kishin qëndrim të përkohshëm në…

Lexoni më tepër