Zv.ministri Hasani: Në këtë kohë pasigurie dhe krize, NATO po tregon unitet dhe vendosmëri

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 11:03

Мodernizimi, është prioritet për mbrojtjen, gjë që mund të shihet përmes rritjes së qëndrueshme të buxhetit të mbrojtjes dhe përdorimit të duhur të tij – këtë vit më shumë se 30 për qind e buxhetit të mbrojtjes është dedikuar për modernizimin e pajisjeve. Kështu thotë zv.ministri i mbrojtjes Bashkim Hasani i cili në intervistën me kryeredaktorin Driton Zenku thotë që Në këtë kohë pasigurie dhe krize, NATO po tregon unitet dhe vendosmëri për të mos lejuar që veprimet ushtarake të përhapen në shtetet anëtare, ndërsa siç e dihet, Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, parasheh që një sulm ndaj një aleati, konsiderohet sulm mbi të gjithë aleatët – çdo aleat është i përkushtuar pa mëdyshje ndaj tij.

Intervestoi: Driton Zenku

FLAKA: Nga Shtatori i vitit 2020, kryeni detyrën e. Zëvendës Ministërit të Mbrojtjes. Kaluan dy vite. Cilat janë arritjet që meritojnë vëmendje në ministrinë që përfaqësoni për këto dy vite?

BASHKIM HASANI: Fillimisht më lejoni që të falënderoj redaksinë e FLAKËS për hapësirën që ka ndarë për të realizuar këtë intervistë dhe njëherësh t’ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë të gjithë stafit tuaj. Është shumë e vërtetë që tashmë kanë kaluar rreth dy vite nga koha kur Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut bëri emërimin e zëvendësministrave.
Integrimi ushtarak i Maqedonisë së Veriut është integrimi më i shpejtë ushtarak në NATO deri më tani, kjo eshte edhe rezultati me i madhe i MB pas antarsimit te Vendit ne NATO. Мodernizimi i Armatës, avansimi i standardit të ushtarëve, buxhetimi i mbrojtjes.

Мodernizimi, është prioritet për mbrojtjen, gjë që mund të shihet përmes rritjes së qëndrueshme të buxhetit të mbrojtjes dhe përdorimit të duhur të tij – këtë vit më shumë se 30 për qind e buxhetit të mbrojtjes është dedikuar për modernizimin e pajisjeve.

Një pjesë e pajisjeve të reja tashmë ka mbërritur në Armatë – në kuadër të prokurimit të automjeteve të blinduara të lehta, kanë mbërritur gjashtë automjetet e para, ndërsa deri në fund të vitit pritet të vijnë edhe 27 të tjera, gjithsej 96 automjete të këtij lloji që do të dorëzohen deri në vitin 2028.
Edhe prokurorimi qe Ministria e Mbrojtjes fillon të bëjë per një sistemi modern të mbrojtjes kundërajrore, për të cilin do të lidhë marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës, eshte nje arritje shume e madhe, nga qe Sistemi i mbrojtjes kundërajrore është i rëndësishëm për përmirësimin e gatishmërisë luftarake të Armatës dhe arritjen e detyrës themelore të mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit.

FLAKA: Sa gjuha shqipe gjenë zbatim në institucionin që përfaqësoni por edhe në Armatë dhe njësitë rajonale?

BASHKIM HASANI: Ajo qe eshte shume e rendesishme per tu theksuar, eshte se tani me nuk ka pengesa politike e ligjore per zbatimin e gjuhes shqipe ne ministrine e mbrojtjes. E vetmja penges qe mundet te paraqitet eshte mungesa e kuadrit profesional per zbatimin e ligjit per perdorimin e gjuhes shqipe, gje per te cilen mendohet qe ne kuader te ministries te formohet department I vecante I cili do te kujdeset per zbatimin e tersishem te ligjit.

FLAKA: Gjashtë muaj para se të merrnit detyrën Maqedonia e Veriut u anëtarësia në NATO. Shkurtimisht na thoni se çka përfitoi shteti dhe shoqëria jonë nga anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike?

BASHKIM HASANI: Duke pasur parasysh se Aleanca e NATO-s është aleanca më e fuqishme ushtarako-politike në historinë e njerëzimit dhe ne jemi ulur në të njëjtën tryezë me vendet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, vende që kanë qenë partnerët tanë më të ngushtë dhe tani aleatë tanë.
Në këtë kohë pasigurie dhe krize, NATO po tregon unitet dhe vendosmëri për të mos lejuar që veprimet ushtarake të përhapen në shtetet anëtare, ndërsa siç e dihet, Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, parasheh që një sulm ndaj një aleati, konsiderohet sulm mbi të gjithë aleatët – çdo aleat është i përkushtuar pa mëdyshje ndaj tij.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO erdhi në kohën e duhur për të forcuar stabilitetin në Evropë, por veçanërisht stabilitetin e rajonit, i cili është shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë, ne kemi forcuar sovranitetin përmes patrullimit ajror të NATO-s në vend dhe në këtë kontekst, vendi ynë është jo vetëm formalisht por edhe realisht më stabil, parësisht për qytetarët, por edhe për bizneset, të cilat aktualisht veprojnë këtu, por edhe për investitorë tjerë të jashtëm, për shkak të klimës së favorshme për të investuar në një ambient më të sigurt.

Për Maqedoninë e Veriut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme.

Zv.ministri Hasani me familjen e tij në çaste festive në abient shtëpiak. Foto ekskluzive për Flaka

FLAKA: Ka privilegje dhe përparësi, por sigurisht shteti ka edhe obligime nga pjesëmarrja në NATO. Këto dy vite i kemi përmbushur pritshmëritë e NATO-s si shtet?

BASHKIM HASANI: Sigurisht që përveç privilegjeve dhe përparsive, anëtarismi ynë në NATO ngërthen edhe obligime që dalin nga kjo Aleancë. Mes tjerash, Republika e Maqedonisë së Veriut, tani më si anëtare e plotëfuqishme NATO-s, kontribuon në kuadër të misioneve dhe operacioneve paqëruajtëse në rajon dhe më gjerë.

FLAKA: Sigurisht që Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s merr pjesë në misionet paqeruajtëse në vende të ndryshme të Botës. Aktualisht në sa misione jeni të kyçur dhe sa ushtarë keni jashtë vendit?

BASHKIM HASANI: Nga e lartëcekura gjithsesi përmenda faktin për pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet paqëruajtëse. Si Republikë e Maqedonisë së Veriut dhe si Armatë, ne jemi pjesëmarrës në misione dhe operione të kryesuara nga OKB, BE dhe NATO. Për vite me rradhë edhe si partnere por edhe tashmë si anëtare e NATO-s Maqedonia merr pjesë në misionin ALTEA në BeH, UNIFIL në Liban, KFOR në Kosovë dhe në mision trajnues të BE-së, në Republikën e Afrikës Qëndrore EUTMCAR. Vendi ynë gjithashtu merr pjesë edhe në kuadër të grupeve luftarake në Bullgari dhe Rumani që janë pjesë e aktiviteteve të vigjilencës së zgjeruar të NATO-s (NATO enhanced vigilance activities – NATO eVA), me qëllim forcimin e kufirit lindor të NATO-s dhe të katër grupeve luftarake shumëkombëshe të formuara pas pushtimit rus të Ukrainës.

FLAKA: Ka interesim në rradhët e ushtarëve të Armatës për tu bërë pjesë e misionevr paqeruajtese jashtë vendit?

BASHKIM HASANI: Gjithsesi se në rradhët e Armatës, për t’u bërë pjesë e misioneve paqëruajtëse ekziston interesim jashtëzakonisht i madh. Kjo përkon edhe me faktin që së fundmi, kushtet në Armatë dukshëm janë përmirësuar, si në aspektin financiar ashtu edhe në anën e pajisshmërisë dhe modernizimit të Armatës .

FLAKA: Si e shihni Ministrinë e Mbrojtjes dy vite pasi RMV u bë anëtare e NATO-s. Na flisni për reformat dhe modernizimin e Armatës konform rregullave të NATO-s?

BASHKIM HASANI: Republika e Maqedonisë së Veriut konkretisht Minsitria e Mbrojtjes investon në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjeve dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike. Për qëllim arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat NATO-së dhe aleatët. Sigurisht që investohet në shumë fusha në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, ku prioritet gjithmonë mbetet kapaciteti njerëzor dhe ofrimi i kushteve sa pë të përshtatshme të punës.

FLAKA: Punësimet janë të rëndësishme në Armatë. Sa punësime u realizuan në vitin 2022 dhe a planifikoni punësime të reja për vitin 2023?

BASHKIM HASANI: Gjatë dy viteve të kaluara kemi pasur dy konkurse për pranimin e ushtarëve profesional, konkursi I parë është realizuar gjatë vitit 2021 përmes të cilit janë pranuar 150 ushtarë profesional. Konkursi I dytë që akoma është në procedurë, pritet të pranohen 200 ushtarë profesional. Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet se gjatë këtyre dy viteve të fundit, ka pasur edhe dy konkurse për avancimin e ushtarëve profesional në nënoficerë. Me anë të këtyre konkurseve përgjatë dy viteve të fundit, numri i nënoficerëve është rritur dukshëm. Gjithashtu, gjatë konkurseve në fjalë, është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive tjera etnike në RMV.

FLAKA: Sa është respektuar përfaqësimi adekuat gjatë punësimeve dhe sa është përqindja aktuale e përfaqësimit të shqiptarëve në Ministri dhe Armatë?

BASHKIM HASANI: Ministria e Mbrojtjes ndjek një politikë aktive për të përmirësuar përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve, veçanërisht të atij shqiptar. Prandaj, në konkursin e vitit 2021 për ushtarë profesionistë, përqindja e pjesëtarëve të rekrutuar të komunitetit etnik shqiptar ishte 32%. Momentalisht, vijon kokursi në të cilin do të pranohen edhe 200 ushtarë të tjerë profesional, ku gjithashtu do të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Për sa i përket aftësimit dhe avancimit profesional brenda dhe jashtë vendit, përzgjedhja bëhet në mënyrë transparente, në procedurë të përcaktuar. Të gjithë punonjësit në Ministri dhe Armatë kanë të drejtë dhe mundësi të aplikojnë për referim në çdo lloj formimi dhe zhvillimi profesional të organizuar nga Ministria, Armata apo nga një organizator i huaj, natyrisht nëse plotësojnë të gjitha kriteret dhe standardet që kërkojnë organizatorët e aftësimit dhe avancimit profesional. Në këtë drejtim, Ministria në vazhdimësi zbaton parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve, duke respektuar kriteret për profesionailëm dhe kompetencë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2022 11:03