ZMAI: Komuna e Gostivarit e para për llogaridhënie, e Tetovës e fundit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 17:45 Updated

ZMAI: Komuna e Gostivarit e para për llogaridhënie, e Tetovës e fundit!

Shoqata për Hulumtime dhe Analiza “ZMAI” prezantoi Raportin për hapjen e proceseve buxhetore komunale, indeksin e hapjes së komunave për vitin 2021 dhe analizën krahasuese të hapjes së komunave në proceset buxhetore.

Raporti është bazuar në transparencë, përfshirje në drejtësi dhe llogaridhënie.

Sipas këtij raporti, Komuna e Gostivarit është më së miri e ranguar për llogaridhënie ndër komunat që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, duke lënë pas të gjitha komunat urbane që udhëhiqen nga kuadrot shqiptare si Komunën e Çairit 49 vende, Strugën 50 vende, Sarajin 34 vende dhe Dibrën me 19 vende.

Vlera e indeksit për secilën komunë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është llogaritur duke shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga Anketa për Komunat e Hapura.

“Është një studim i detajuar i procesit buxhetor komunal për vitin fiskal 2021. Pyetjet vlerësojnë si atë që ndodh në praktikë ashtu edhe atë që kërkohet me ligj. Kështu, përgjigjet ofrojnë një vlerësim të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies së një komune duke parë jo vetëm parimet zyrtare në vend, por edhe duke ndjekur praktikat e mira përgjithësisht të pranuara për menaxhimin e financave publike”, thuhet në Raportin e “ZMAI”.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2022 17:45 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...