Zjarr në një objekt në Gostivar, humb jetën një grua
Dje në ora 7:05 në SPB Tetpvë, T.A (38) nga Gostivari ka paraqitur se në objekt në rruëgn e Ilindenit në Gostivar, gjatë natës ka pasur zjarr.
Sipas policisë, në objekt po ashtu është gjetur në grua e vdekur me inicialet Z.A (65) e cila ka vdekur si pasojë e zjarrit.
Gostivari Sot mëson që e ndjera ka jetuar e vetme dhe ka qenë е paralizuar. Jo zyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi policor i Gostivarit.