Zjarr në një fabrikë pranë autostradës Gostivar-Tetovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2023 11:09

Zjarr në një fabrikë pranë autostradës Gostivar-Tetovë

Dje në mesditë në ora 14:30 në SPB-Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në
Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar-Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga
Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të
Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore, njofton Flaka Media duke u thirrur në informacione të Policisë.

Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar.

Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë. Flaka Media

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2023 11:09