Zjarr në motorin e një aeroplani me mbi 150 pasagjerë, pati përplasje me shpendë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:40

Zjarr në motorin e një aeroplani me mbi 150 pasagjerë, pati përplasje me shpendë

Motori i një avioni pasagjerësh u përfshi nga flakët teksa ndodhej në fluturim, pasi goditi një zog. Incidenti ndodhi sapo avioni ishte ngritur nga aeroporti i Columbus në Ohio, SHBA.

Momenti u filmua në video nga një prej pasagjerëve. Boeing 737 ishte nisur drejt Phoenix të Arizonës. Megjithatë si pasojë e incidentit u detyrua të kthehej sërish në Ohio.

Nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:40