Zhduket në Gostivar një vajzë e mitur
Më 01.10.2020 në orën 22 e 45 minuta, 38-vjeçarja E.D. nga Velesi, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe se është e mundur të kishte shkuar në Resnjë.
Po merren masat dhe aktivitetet për gjetjen e të miturës.