Zgjedhim personazhin e Vitit nga Gostivari, VOTONI!

Në mbyllje të vitit 2020, portali Gostivari Sot ka hapur sondazhin për të zgjedhur personalitetin e vitit nga qyteti i Gostivarit. Do të jeni ju që do të votoni emrin e personave që kanë lënë gjurmë gjatë vitit që po mbyllet.
Për këtë qëllim, redaksia ka veçuar 10 personalitete që me angazhimin e tyre lanë gjurmë në vitin që po kalojmë. Shumica prej tyre janë banorë të Gostivarit me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, dhe sukseset i kanë arritur atje ku jetojnë dhe veprojnë. Personazhet e përzgjedhura vijnë nga bota akademike – shkencore, sporti, kultura dhe sfera të tjera.
Personazhi i parë: Gjinekologia nga Gostivari Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Hatije Ismaili zyrtarisht u dekorua nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.
Personazhi i dytë: Shaqir Fetahu zgjidhet në krye të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut

Një nga personazhet kryesor që tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë vitit 2020 pa dyshim që ka qenë ish Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu. Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet për kryetar ka vendosur kandidatin Shaqir Fetahu në krye të këtij institucioni fetar, i cili deri më tani ishte ushtrues i detyrës së kryetarit të BFI-së. Kujtojmë se më 27 maj, Rijaseti i BFI-së mbajti një seancë të jashtëzakonshme në të cilën vendosi të shkarkojë kreun e atëhershëm, Sulejman Rexhepi dhe siç njoftuan atëkohë “deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja ushtrues i detyrës do të jetë Shaqir Fetahu, mufti i Gostivarit.
Personazhi i tretë: Armend Zendeli, i riu nga Gostivari që magjistroi në një nga Universitetet prestigjioze evropiane

Shqiptarët që për arsye të ndryshme lëshuan vendlindjen dhe përkohësisht vendosën të jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës, po tregojnë suksese atje ku jetojnë dhe veprojnë. I tillë është edhe i riu nga Gostivari, Armend Zendeli i cili këtë javë magjistroi në drejtimin e Shkencave të Inxhinierisë, respektivisht drejtimin Inxhinieri Mekanike duke fituar titullin “Master i Inxhinierisë Mekanike”.
Personazhi i katërt: Fesal Fetai nga Çegrani i Gostivarit, ka arritur të mbroj me sukses temën e magjistraturës.

Në qendrën më të madhe të dijes islame fakultetin e Ez’herit ne Kajro te Egjiptit, Fesal Fetai nga Çegrani i Gostivarit, ka arritur të mbroj me sukses temën e magjistraturës. Fesal Fetai aktualisht është edhe moderator i emisionit fetar “Shkëndijat e Udhëzimit” që e realizon televizioni Globi në bashkëpunim me Muftininë e Gostivarit.
Personazhi i pestë: Talenti nga Gostivari Imran Fetahi, i bashkohet Apolonisë

I lindur ne Gostivar me 2 gusht 2002, Imran Fetahi do te jete futbollisti me i ri i Apolonise. Prej 3 javesh ne stervitje me Apolonine U19, futbollisti i ardhur nga Shkendija e Tetoves ka firmosur mbremjen e djeshme nje kontrate me klubin e futbollit Apolonia. Ai eshte pjese e kombetares U18 te Maqedonise, dhe fillimisht do te luaje per ekipin e U19 te Apolonise, qe kete sezon do te marre pjese ne Ligen e Kampioneve per te Rinj.
Personazhi i gjashtë: Vjollca Izeiri nga Gostivari ndanë drejtësi në ndeshjen e Champions League

Gjyqtarja nga Gostivari (Maqedonia e Veriut) Vjollca Izeiri sivjet ndajti drejtësi në ndeshjen e Champions League në kategorinë e vajzave në futboll mes Barcelonës dhe PSV Eindhoven Vrouwen, që u zhvillua në stadiumin “Johan Cruyff” me fillim në orën 17:00. Izeiri është referja e vetme shqiptare me licencë nga FIFA. E lindur në qytetin e Gostivarit, që kishte pasion dhe dashuri të madhe për futbollin me mjaft sukses e përfaqëson Maqedoninë edhe në skenën ndërkombëtare. Vjollca Izeiri e lindur më vitin 1982 në Gostivar si 13 vjeçare filloi të merrej me basketboll. Me basketboll u morr nga viti 1995-2001 ku më pas vendosi që të bëhet një gjyqtare e suksesshme e futbollit.
Personazhi i shtatë: Shkencëtari nga Gostivari Muhamet Alija raporton nga Franca

Muhamet Alija është një doktorant në Institutin për Teknologjinë e Tensionit të Lartë dhe Sistemet Elektrike të Energjisë në Universitetin Teknik Braunschweig. Granti Erasmus + Placement i dha atij mundësinë për të çuar përpara projektin e tij kërkimor në Université Toulouse III – PaulSabatier. Çfarë sfidash të veçanta sjell një qëndrim jashtë vendit për qëllime kërkimore në kohën e Koronës,ai na tregon në numrin e fundit të serisë “Postim nga…”, i cili gjithashtu shënon fundin e serisë sonë Erasmus & Corona.
Personazhi i tetë: Xhevat Zendeli nga Gostivari shpallet hafiz i Kuranit në Sarajevë

Para Komisionit për hafiz të Rijasetit të bashkësis islame në Sarajevë, ajetet e fundit të Kur’anit famëlart i recitoi Xhevad Zendeli dhe kështu mbrojti titullin madhështor “hafizu-l-Kur’an”. Provimin e hifzit, hfz.Xhevadi e mbaroi gjatë 10 ditëve ku çdo dit ka recituar ka 3 xhuz. Xhevad Zendeli, është lindur më 15.06.2003. në Gostivar. Rjedh nga një familje e shëndoshë me ambasador të fesë islame. Shkollën fillore e kreu në Zagreb dhe këtë vitë është në klasë të katër mes nxënësve të dalluar të gjimnazit islamik dr. Ahmed Smajloviç.
Personazhi i nëntë: Infektologu dr. Fadil Cana mjeku që luftoi me pandeminë e shekullit

Për kontributin dhe sakrificën e tyre për tu dalë në ndihmë të infektuarve me Covid-19, pa dyshim që meritë e madhe u dedikohet mjekëve. Një nga ata është edhe Infektologu nga Gostivari, dr. Fadil Cana. Cana me kolegët e tij janë eksponentët kryesorë të cilët kanë qenë të gatshëm 24 orë në ditë të ndihmojnë duke në maksimum dhe t’u japin informatat e nevojshme qytetarëve të rajonit më të gjerë të Gostivarit në lidhje me të prekurit nga Covid-19.
Personazhi i dhjetë: “30 vjet art” nga piktori akademik, Reshat Ameti nga Gostivari

Sivjet, përmes ekspozitës retrospektive me titull “30 vjet art” në hamamin Daut Pasha, piktori akademik Reshat Ameti shënoi tre dekada krijimtari. Reshat Ameti është artist pamor dhe piktor i njohur në nivel ndërkombëtar. Prej shumë vitesh punon si pedagog i pikturës dhe metodikës së artit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, lektron në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup si dhe mban postin e kryetarit aktual të Shoqatës së artistëve figurativë në Maqedoni “Draudakum”.
Personazhi i njëmbëdhjetë: Kimet Jusufi nga Gostivari shpallet “Shkenctar i Vitit”

Kimet Jusufi, me profesion fizicient, ka fituar çmimin “Shkencëtar i Vitit” që tradicionalisht ndahet në Maqedoninë e Veriut nga presidenti i vendit. Jusufi është nga fshati Nistrovë, kurse për momentin jeton në Gostivar.
Ai ka studiuar Fizikën teorike në Universitetin e Shkupit, kurse Çmimin sot edhe zyrtarisht e ka pranuar nga presidenti Stevo Pendarovski, shkruan gazeta Lajm. “Sot nga presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski kam marrë çmimin: Shkencëtari i ri më i mirë i vitit në shkencat matematikore-natyrore”, njoftoi Jusufi, duke shpërndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale.
Personazhi i dymbëdhjetë: Visar Musliu, një nga meritorët e kombëtares për kualifikim Kampionatin Evropian

Popullata në Maqedoninë e Veriut vitin që po lejmë pas festojnë fitoren historike të kombëtares së tyre në futboll. Për herë të parë, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut u kualifikua për herë të parë në historinë e vendit në Kampionatin Evropian. Një nga meritorët e fitores historike ishte edhe futbullisti nga Gostivari, Visar Musliu i cili momentalisht luan për FC “Fehérvár”.

Sondazhin e gjeni në faqen e parë të Gostivari Sot në kolonën e majtë. Sondazhi do të jetë i hapur deri në fundit të muajt. Fituesi do të shpallet në mbrëmjen e 31 Dhjetorit. Gostivari Sot