Zendeli priti në takim zv/ministrin e mbrojtjes Hasani

Sot më 04 janar 2021, dita e parë e javës, në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar, u.d. Mufti i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli me stafin e tij, priti në takim zv/Ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bashkim Hasanin i shoqëruar nga Prof. Sherif Miftari, të cilët kishin ardhur për ta uruar Muftiun në detyrën e re si dhe për të vizituar Muftininë e Gostivarit, e mbi të gjitha, për të bashkëbiseduar rreth shumë çështjeve në shërbim të jetës shoqërore dhe fetare në vend.
Në fund të takimit, bashkërisht u dakorduan që të vazhdojnë edhe më tutje me bashkëpunimin institucional. Për mysafirin u nda një dhuratë (pikturë me përmbajtje fetare) në shenjë falënderimi. Kujtojmë opinionin se z. Bashkim Hasani është kryetar i Degës së BDI- Gostivar, kurse Prof. Sherif Miftari është nënkryetar i Degës në Gostivar.
