Zbuluan rezerva në Detin e Zi, Erdogan: Gaz falas për të gjithë para zgjedhjeve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:50

Zbuluan rezerva në Detin e Zi, Erdogan: Gaz falas për të gjithë para zgjedhjeve

“Gaz natyrori natyror pa kufi për konsumin familjar do të jetë falas për muajin e ardhshëm”, ishte zotimi i bujshëm që bëri presidenti turk në një kohë kur pak ka mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të 14 majit.

Rezervat e gazit të zbuluara në Detin e Zi lejojnë sipas Erdoganit përmbushjen e këtij premtimi.

Ceremonia ishte përpjekja e fundit e qeverisë turke, thotë Reuters, për të shpalopsur projekte madhore energjetike e të infrastrukturës përpara zgjedhjeve, te cilat, sipas sondazheve të opinionit, Erdogani rrezikon t’i humbasë pas më shumë se dy dekadash në pushtet.

Gazi natyror u zbulua për herë të parë në fushën e Sakarya-së në brigjet e Zonguldak në vitin 2020, dhe në fushën Caycuma-1 pranë saj vitin e kaluar, me një vëllim total që u vlerësua atëherë në 710 miliardë metra kub.

Turqia, që vetë nuk ka shumë naftë dhe gaz, është e varur nga importet nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, si dhe nga importet e gazit të lëngshëm LNG nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:50