Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Shendeti
  • Zbuloni çfarë i bën depresioni trupit dhe si t’i dalloni shenjat e vazhdueshme

Zbuloni çfarë i bën depresioni trupit dhe si t’i dalloni shenjat e vazhdueshme

Kur përshkrujmë depresionin frazat që përdoren zakonisht kanë cilësime fizike apo pasoja direkte në trup. Këtu përmendet lodhja, pagjumësia ose gjumi i tepërt, dhimbjet e zemrës e një sërë pasojash të tjera tërësisht fizike.

Duke qenë një gjendje me simptoma kaq reale në organizëm, depresioni padyshim që ka dhe efektet e tij afatgjata po aty. Në këtë artikull do ju rendisim disa prej tyre që sipas ekspertëve e ndikojnë më së shumti trupin.

Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës dhe tensioni i vazhdueshëm shpesh shoqërohen me depresion. Mund të ndjeni një pulsimi të vogël në mes të vetullave, pas veshit apo në zonën e qafës për të kuptuar se jeni nën tension. Sëmundje të tjera të kokës si migrena shoqërohen gjithashtu me depresion. Gjithësesi ka një dyshim nëse depresioni po j’ua shkakton migrenën apo migrena depresionin.

Lodhja
Shumë njerëz në depresion raportojnë se ndiejnë një lloj lodhjeje të vazhdueshme. Kjo pavarësisht se sa po flenë apo po pushojnë, një ndjenjë lodhje e lehtë apo e fortë është gjithë prezente. Kjo lloj lodhje lidhet me mungesën e përqëndrimit dhe humbjen e fuqive papritur.

Dhimbje stomaku
Ka kaq shumë arsye përse mund të jeni duke përjetuar dhimbje stomaku sa mund të mos e lidhni fare me depresionin, por edhe ai është një shkak. Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes trurit dhe zorrëve, që do të thotë depresioni dhe ankthi mund të jenë fajtor për dhimbjet e stomakut. Sipas Universitetit të Harvardit, truri ka një efekt të drejtpërdrejtë në stomak dhe mund të shkaktojë dhimbje fare lehtë po ashtu edhe anasjelltas.

Dhimbjet e shpinës
Dhimbja e shpinës ose një ndjenjë e përgjithshme e shimbje që duket se ndodh pa shkak mund të jetë një shenjë domethënëse që depresioni po shkakton në trupin tuaj Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dhimbjeve të shpinës dhe depresionit. Ekspertët thonë se dhimbja e vazhdueshme e shpinës rrit rrezikun e depresionit dhe njerëzit që jetojnë me depresion kanë 60% më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje shpine.

Problemet me shikimin
Ndër problemet e para që vihen re dhe kurrësesi nuk mund të injorohen. Turbullimi i shikimit është një nga shenjat që depresioni po shkakton në trupin tuaj. Duke qenë në stres dhe nën tension të vazhdueshëm jeni shumë më të rrezikuar nga humbja e shikimit. Ky rrezik rritet sa më shumë që të kalojë mosha veçanërisht nëse vuani nga depresioni.

Shenja të tjera
Probeleme të tjera fizike që mund të jetë duke j’ua shkaktuar depresioni në fshehtësi është dobësimi i imunitetit, ndryshimet në peshë apo në oreks, problemet me tretjen apo me gjumin. Të gjitha këto janë shenja të qarta se depresioni po ju ndikon fizikisht duke dëmtuar organizmin në mënyrë të vazhdueshme.

Continue Reading

Previous: OBSH ndez dritën jeshile/ Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet
Next: Produktet që duhet të përdorni për një mëlçi të shëndetshme

Të ngjashme

auto_kiwi-800x4501613849993 Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

u3-8 Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

u3-9 Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer

Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.