Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • Zaev: Pensionim i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

Zaev: Pensionim i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare

Nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit të cilët kanë mbushur moshën 64 vjeçare, respektivisht 62 vjeç për gratë, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do shkojnë në pension. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit, Zoran Zaev, gjatë emisionit debativ në TVM1. Sipas tij, përjashtime do të ketë vetëm për profesionet deficitare që i nevojiten shoqërisë, e në këtë rast ilustroi personelin mjekësor, por edhe në këto raste do të duhet të ndiqet procedura e punësimit përmes konkursit publik.
“Sjellim vendim për pensionim të detyrueshëm me 64 vjeç për të gjithë, ndërsa gratë mund të zgjedhin të pensionohen edhe në moshën 62 vjeçare. Sigurisht që për disa drejtime deficitare nuk do të vlejë, por për momentin mendohen modelet, njëri është punonjësit shëndetësorë… Ka konkurs për mjek internist dhe nuk paraqitet askush, ke menjëherë konkursin tjetër për mbi 64 vjeç.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Zaev  njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë edhe para kohe në pension, por duke i paguar Fondit Pensional shumën e duhur për aq vite sa shkon në pension të parakohshëm.
“5 vite para mbushjes së 64 vjetëve apo 62 vjeç, mund ta blini stazhin për ato 5 vite për të shkuar në pension më herët, kuptohet me para tuaja jo t’ua paguajë shteti. Po për ato 5 vite i paguani Fondit para kohe dhe shkoni në pension, pra është si opsion kjo. Dikujt mund të mos i duket asgjë kjo për shkak se ato të njëjtat para duhet t’i paguajë përgjatë 5 viteve, ndërsa tani përnjëherë i paguan. Kjo në njërën anë e mbron Fondin Pensional dhe në anën tjetër hapen vende të reja pune për të rinjtë.”,– tha kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas të dhënave të Fondit Pensional, më shumë se 19 mijë qytetarë gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar që t’u mundësohet shtyrja e daljes në pension.

Continue Reading

Previous: Afro 9000 pensionistë pa pensione
Next: Konkurs për 70 ushtarë në ARM, pritet konkurs edhe për 200 ushtarë profesionistë

Të ngjashme

moti Mot me temperatura mbi mesataren

Mot me temperatura mbi mesataren

auto_61613226030 Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

Gostivar, evidentohet vetëm një rast i prekur nga CoVid-19

bunar-1-712x445-1 Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.