Xhaferi takoi drejtuesit e institucioneve nga radhët e BDI-së

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2023 18:54

Xhaferi takoi drejtuesit e institucioneve nga radhët e BDI-së

Kryetari i BDI Dega Gostivar, Valdet Xhaferi, sonte realizoi takim me funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Gostivari.

“Në këtë bashkëbisedimi bartësit e përgjegjësive mes tjersha i njoftova edhe për një pikë e rëndësishme e cila u vendos në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Degës së BDI në Gostivar, që është miratimi i orarit të funksionarëve partiak që do të jenë të pranishëm çdo të shtune në zyrat e partisë në Gostivar në takime me qytetarët”, tha pa takimit kryetari, Valdet Xhaferi.

Orari do të azhurnohet dhe do të publikohet për çdo javë, me qëllim që qytetarët të informohen dhe të realizojnë takime me drejtuesit e institucioneve në shërbim të zgjidhjes së kërkesave të tyre.

“Kjo vazhdimësi e inciativës është në funksion të vendosjes së raporteve sa më të ngushta në relacionin zytrar-qytetar, një zotim i yni për të qenë sa më afër qytetarëve dhe në funksion të realizimit të kërkesave të tyre”, u shpreh Xhaferi.

Intenca mbetet fuqizimi i idesë për të qenë sa më afër qytetarëve, duke u nisur nga fakti që fuqia jonë politike buron pikërisht nga besimi i tyre.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2023 18:54