Xhaferi me vëretje për transportin e nxënësve, e Abdija për tekstet shkollore!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 22:12 Updated

Transporti i nxënësve dhe librat shkollore kanë vënë në polimizim drejtuesit e dy degëve më të mëdha në Gostivar, atë të BDI dhe ASH, Valdet Xhaferi dhe Gazmend Abdija. I pari vazhdimisht kritikon pushtetin lokal për vonesa me transportin e nxënësve, e dyti kritikon Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për vonesat me librat shkollore, njofton Gostivari Sot

“Java e tretë e fillimit të vitit shkollor dhe nxënësit nuk kanë transport për në shkollë, prindërit paguajnë nga xhepi i tyre në një kohë të krizës ekonomike. Janë të shumtë prindërit që drejtohen tek ne dhe ankohen se fëmijët e tyre nuk po shfrytëzojnë transportin si një e drejtë e garantuar, ato paguajn transport privat dhe dëmtohen në buxhetin e tyre familjar, pasi komuna dhe shkollat edhe pse kanë kaluar dy javë ende nuk po kryejnë detyrimet që kanë ndaj nxënësve. Neglizhenca dhe vonesa e krijuar pa nevojë, nuk i shërbejnë aspak paralajmërimit për reduktimin e ndriçimit publik të rrugëve dhe bulevardeve, për shkak të krizës energjetike. Në një situatë të tillë, situata do të ishte e papërballueshme për nxënësit e ndërrimit të pasditës”, thotë Xhaferi, i cili me gjithatë pranon se polemikat mes partive politik dhe kjo qasje tashmë është bërë shumë banale dhe e bezdisëshme për të gjithë, e në veçanti për ata që realisht kanë probleme dhe pësojnë nga këto lojra, fatëkeqësi është kur kjo u ndodhë fëmijëve.

“Siç dihet, ne jemi në opozitë në pushtet lokal me atë jemi edhe adresa ku qytetari drejtohet për gjithë atë që ai e llogaritë padrejtësi ndaj tij. Jemi zotuar se do ti adresojm ato probleme, por nuk ndalemi me kaq, mbështesim kërkesën dhe bëjmë çmos që të zgjidhen të gjithë problemet, pavarësisht nga kush shkaktohen ato”, thotë Xhaferi.

Ndërkohë, kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Gazmend Abdija, po ashtu potencon që po shkon drejt përmbylljes java e tretë e vitit të ri shkollor, e nxënësit ende kanë mungesë të teksteve shkollore, ndërsa ato libra që i posedojnë, janë thuajse tërësisht të shkatërruara.

“Me këtë problematikë po përballen thuajse të gjitha shkollat. Akoma duhet që ne shqiptarët librat për femijët tanë t’i kompensojmë me fotokopje! E të mos flasim për përmbajtjet sakndaloze të tyre. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe sivjet përsëritën refrenin se tashmë është përmbyllur procedura për furnizimin publik për pajisje me libra të shkollave fillore dhe të mesme, autorësinë e të cilave e ka kjo ministri dhe se në javën e parë, librat do t’u dorëzohen nxënëse. Pastaj MASH ndërroi qendrim dhe tha se libra nuk do të ketë deri në përfundim të gjysëmvjetorit. Lind pyetja: A janë fëmijët tanë edhe sivjet viktima të tenderëve të dyshimtë”, pyet Abdija.

Të dy liderët lokal, Xhaferi e Abdija, megjithatë, shprehin gatishmërinë e tyre për të punuar në tejkalimin e problemeve që ekzistojnë, qoftë në nivel lokal apo qendror. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 22:12 Updated