Xhaferi i dekoruar nga presidenti ukrainas, Zelenski

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 21:04 Updated

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka dekoruar me medalje shtetërore kryeparlamentarin Talat Xhaferi, pasi ky i fundit ishte ndër burrështatasit e parë që vizitoi Kievin pas agresionit rus mbi këtë shtet, njofton Gostivari Sot

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, shkruan Xhaferi.

Isha burrështetasi i parë nga rajoni, shkruan Xhaferi, i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 21:04 Updated