Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Vuçiq: Zaev i besoj BE-së dhe nuk mori vaksina

Vuçiq: Zaev i besoj BE-së dhe nuk mori vaksina

“Kur pyeta për herë të pestë në BE kur do të merrnim vaksinat dhe nuk mora përgjigje specifike, ata thjesht më thanë se do t’i merrnin ato së pari dhe pastaj ne, unë e dija se duhet të fillonim përgatitjen për vaksinat menjëherë. Miku im Zoran Zaev, natyrisht, u mbështet plotësisht në BE-në sepse atij i ishte thënë ashtu. Ne nuk e bëmë atë”, tha Vuçiq.

Kjo u njoftua nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për “TV Face” të Bosnjës.

Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi në rajon është i domosdoshëm, sepse është mënyra e vetme që vendet të përparojnë dhe të zhvillohen, gjegjësisht të ndalohet ikja e të rinjve jashtë.

Vuçiq pastaj foli për problemet e zakonshme në rajon, duke theksuar se coronavirusi ka ndryshuar gjithçka.

“Të gjithë kemi të njëjtat probleme. Do të theksoja një gjë. Marrëdhëniet botërore, marrëdhëniet në Evropë dhe rajon po ndryshojnë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ata që ishin të dobët 7-8 vjet më parë tani po bëhen të fortë dhe anasjelltas. Këtë veçanërisht e ndryshoi coronavirusi”, tha Vuçiq.

Continue Reading

Previous: Institucionet, me mungesë të theksuar të logopedëve shqiptar
Next: 134 vjetori i arsimit shqip, ITSHKSH me tribunë shkencore

Të ngjashme

171686706_2519878954987786_5776000640442314668_n Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

ramazani3 Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

Nsimë e një familjeje nga fshati Vërtok, bukë falas për çdo nevojtar gjatë muajit Ramazan

gx5-KbZu_400x400 (1) Made in North Macedonia: Edhe kur shënon gol Anglia fajin e ka “Albania”

Made in North Macedonia: Edhe kur shënon gol Anglia fajin e ka “Albania”


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.